Diskutimi për paketën anti-shpifje që Qeveria ka hartuar për mediat, ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” në Tv Klan mes Mark Markut dhe zv/Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Ministrave.

Znj. Elira Kokona u shpreh gjatë emisionit se është avokate me profesion, ndërsa Mark Marku ndërhyri duke thënë se përfaqëson Kryeministrin dhe është “vartëse që i lëpin këmbët Ramës”.

Nga ana tjetër, znj.Kokona u kundërpërgjigj duke thënë se është nëpunëse civile dhe ka një karrierë si avokate.

Blendi Salaj: Kam përshtypjen që publiku mund të krijojë përshtypjen që ju do të silleni kështu edhe pas ligjit që nuk do të lejoni njeri që të flasë përveç jush.

Elira Kokona: Unë jam avokate në profesion, kështu që e kam për profesion të flas.

Mark Marku: A je këshilltare e Kryeministrit?

Elira Kokona: Jo zotëri, nuk jam këshilltare e askujt. Unë jam zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, jam nëpunëse civile.

Mark Marku: Je vartëse që i lëpin këmbët Ramës dhe për këtë ke ardhur këtu.

Elira Kokona: Lëpirjen e këmbës e keni zakon ju zotëri, për atë arsye shkoni vazhdoni tregojani kujtdo që e meriton. Kam një karrierë që s’kam nevojë t’jua tregoj juve.

Mark Marku: Ç’a karriere ke…

Elira Kokona: Kam një karrierë që s’kam nevojë të merrem me ju.

Mark Marku: Na dalke dhe avokate, je me një funksion publik.

/tvklan.al