Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri që ka ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’ark”, ku sipas informacioneve të deritanishme 15-vjeçari është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

I riu me iniciale J. K. është qëlluar me thikë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Në vendin e ngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po ashtu po punohet për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje./tvklan.al