Një aksident u bë shkak për përplasje fizike mes dy personave mëngjesin e kësaj të mërkure në kryeqytet. Burime për tvklan.al bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi në rrugën Bardhyl.

Një automjet përplasi një motor, fatmirësisht pa probleme për drejtuesit e tyre. Por kaq mjaftoi që ata të përplaseshin fillimisht me grushte e më pas me sende të forta.

Në vendngjarje ndërhyri policia, e cila gjithashtu po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./tvklan.al