Vritet me armë zjarri një 25-vjeçar në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzhë mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, Rexhep Alihasi dyshohet se është vrarë me kallashnikov nga shoku i tij 23 vjeç Safer Riza. 

Viktima së bashku më autorin e vrasjes po kullosnin bagëtitë në fshatin Luzhë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale. 23-vjeçari pasi ka kryer vrasjen është larguar nga vendngjarja, por u arrestua vetëm një orë pas krimit.

Tv Klan