Një 18-vjeçar në Kukës është ndaluar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri tip pistoletë gjatë konfliktit me një person tjetër për vendin e parkimit të makinës.

Policia u sinjalizua nga qytetarët për sherrin që po ndodhte dhe pasi shkoi në vendngjarje, ndaloi adoleshentin G.Sh. dhe e shoqëroi në komisariat.

Policia sqaron se 18-vjeçari qëlloi në ajër me pistoletë pas konfliktit, ndërsa nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Uniformat blu dyshojnë se arma është e tipit zhurmuese.

Pistoleta dhe një gëzhojë u sekuestruan nga grupi hetimor, ndërkohë vijojnë hetimet dhe procedurat ligjore për këtë rast. /tvklan.al