Një 17-vjeçar u plagos me thikë nga një moshatar i tij në ambientet sportive të shkollës “Gjergj Kastrioti” në fshatin Baz të Matit.

Ai u qëllua nga një 18-vjeçar pas një konflikti të çastit. I mituri është transportuar në Spitalin e Burrelit ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia tha se arrestoi autorin dhe sekuestroi thikën e përdorur prej tij.

Tv Klan