Gjatë takimit ndaj Zvicrës pati përplasje mes futbollistëve francezë, të pakënaqur me njëri-tjetrin për mënyrën se si luanin

Kualifikimi i Zvicrës në çerekfinale ka shkaktuar një krisje të madhe te Franca. Helvetët bënë një ndeshje perfekte,  duke barazuar rezultatin 3-3, ndërsa ishin në disavantazh me dy gola.

Loja e Zvicrës shkaktoi përplasje mes futbollistëve francezë.

Mediat në Francë kanë raportuar për tensione brenda fushës. Kështu mesfushori Adrien Rabiot ofendoi Pol Pogbanë për lojën defensive që po bënte, e ky i fundit gjithashtu iu përgjigj ashpër.

Ylli i Real Madridit, Rafael Varane, kritikoi mbrojtësin Benxhamin Pavard se kishte çaluar në detyrat mbrojtëse.

Më pas, mbrojtësi i Bajernit të Mynihut kritikoi Pogbanë se nuk kishte kontribuar fare në prapavijë dhe Varane mbajti anën e Pavard për këtë çështje.

Ylli i United realizoi një nga golat e Francës ndaj Zvicrës me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.

Por tensione ka pasur edhe në tribuna.

Nëna e Rabiot, Veronika u përplas me familjarët e Mbappe-së dhe të Pogbasë.

Kur penalltia nga sulmuesi i PSG-së u humb , ajo iu afrua familjarëve e indinjuar.

Të atit të Mbappe-së i tha që ta edukonte djalin të ishte më pak arrogant.

Ajo pyeti njerëzit e mesfushorit të United, se si Pogba mundi ta humbte topin, që solli edhe aksionin e golit të tretë për helvetët.

Kjo sjelle solli reagime nga palët.

Klan News