Sherri me 3 të plagosur në Rrogozhinë, arrestohen 3 persona, 1 tjetër në kërkim



Sherri me 3 të plagosur në Rrogozhinë, arrestohen 3 persona, 1 tjetër në kërkim

11:19 09/03/2021

Një ditë pas sherrit që përfundoi me tre të plagosur dhe përdorimin e armëve të zjarrit, policia ka arritur të arrestojë protagonistët e kësaj ngjarje.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Ervin dhe Jurgen Juba, si dhe Klajdi Lluca. Ndërkohë në kërkim lidhur me sherrin e ndodhur në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë është shpallur dhe 29-vjeçari A. Juba.

Policia sqaron se konflikti fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas është përdorur dhe arma e zjarrit.

Nga përdorimi i armës së zjarrit janë plagosur Klajdi Lluca dhe Ervin Juba, ndërsa me sende të forta është dëmtuar Jurgen Juba.

Ngjarja ndodhi dje në mesditë dhe dyshohet se shkak për sherrin ka qenë një debat për motive të dobta./tvklan.al







Të ngjashme