Zjarret masive në jug të Kalifornisë kanë arritur shumë pranë zonave të banuara. Flakët po përparojnë me shpejtësi dhe ndodhën vetëm 90 km larg San Franciskos. Autoritetet urdhëruan evakuimin e mbi 21 mijë banorëve të rrezikuar pranë liqenit Ellsinor.

Zjarret, të konsideruar si ndër më të mëdhatë në historinë e shtetit federal, të përhapura prej më shumë se një jave, i kanë marrë jetën deri më tani të paktën 7 personave. Flakët e mëdha kanë shkrumbuar mbi 1700 objekte.

51-vjeçari që shihni në këtë foto pritet të dalë para gjykatës si i dyshuari për ndezjen e zjarrit fillestar për shkak të një sherri me fqinjët.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë angazhuar 14 mijë zjarrfikës, të cilët e kanë thuajse të pamundur t’i venë flakët nën kontroll, pavarësisht edhe ndihmave me avion nga ajri.

Përllogariten deri më tani 18 vatra të mëdha zjarri të hapura, të cilat kanë djegur mbi 100 mijë hektarë pyje dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme.

Tv Klan