Dy djem të rinj u përfshinë në një konflikt që çoi në përdorimin e thikës në Tiranë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rrugën “Shote Galica”, ku dy të rinjtë të moshës 19-vjeçare u konfliktuan për motive të dobëta. Për pasojë prej tyre mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin për mediat, policia tha se kishte arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën “Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim./tvklan.al