19-vjeçari qëllon në afër dhe largohet me shpejtësi

Një i ri ndodhet në telashe, pasi hapi zjarr në qytetin e Korçës. Bëhet fjalë për një djalë 19-vjeçar, i cili sipas policisë, pas një konflikti të çastit që pati me dy persona të tjerë, qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas u largua me shpejtësi.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, të Korçës. Nga të shtënat nuk pati të dëmtuar, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

” Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po këqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Korçës në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al