Një nxënëse është rrahur aq keq sa në të ardhmen mund të mos ketë më fëmijë. Në këtë konkluzion kanë dalë mjekët, pasi pacientja e tyre është rrahur nga disa adoleshentë. Vajza është “joshur” nga një djalë, për të cilin thuhej se kishte pëlqim. Ai e ka thirrur për të bërë një ecje, në një zonë të pabanuar dhe më pas është rrahur në mënyrë barbare nga moshataret e saja të moshës 13 deri në 14 vjeç.

Sherri është filmuar nga vetë të rinjtë. Adoleshentet e kanë goditur disa herë në kokë, e kanë shtrirë në tokë dhe më pas e kanë gjuajtur me shkelma në bark dhe fytyrë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Mineralnye Vody në rajonin veriperëndimor të Rusisë

Një zëdhënës i policisë tha se i ka marrë në pyetje të gjithë të rinjtë për të mësuar shkaqet e ngjarjes.

/tvklan.al