Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. J., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, ka goditur me thikë, shtetasin E. D., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al