Një 46-vjeçare është vënë në pranga nga autoritetet në Fier. Mësohet se ajo ka goditur një 56-vjeçare me gurë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hasturkas. Sipas policisë, autorja e ka goditur 56-vjeçaren pas një konflikti mes të dyjave për motive të dobëta.

E lënduara ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.  Ndërkohë një tjetër person është ndaluar në Fier.

“A. Th., 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases A. Th., 39 vjeçe”, njoftoi policia.

Pas kontrolleve për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike është ndaluar një 57-vjeçar nga Baltëza e Fierit. Atij iu gjetën të kultivuara disa bimë kanabis./tvklan.al