Rois Babasi qëlloi me pistoletë Gazmir Bushajn

Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në përdorimin e armës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, ku Rois Babasi ka qëlluar me pistoletë Gazmir Bushajn.

Fillimisht të rinjtë janë qëlluar me shishe birre dhe më pas sherri ka vijuar edhe në rrugë. Policia thotë se shkak dyshohet se ka qenë ngacmimi i një vajze. Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Rois Babasi, por edhe Gazmir Bushajn.

Tv Klan