12 muaj pezullim për drejtorin sportiv

Komisioni Disiplinës dhe Etikes së FSHF-ë ka dalë në disa vendime pas sherrit që ndodhi në ndeshjen Tirana-Kastrioti. Presidenti i krutanëve, Alban Vogli, është dënuar me 18 muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik ndërsa drejtori sportiv, Gazmend Vogli me 12 muaj. Me 5 ndeshje pezullim është dënuar Ramadan Ndreu.

“2. Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
3. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
4. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”.

Në lidhje me sherrin e ndodhur në ndeshjen Tirana-Kastrioti u vunë në pranga Alban dhe Gazmend Vogli. Megjithatë këtë të martë gjykata ka dhënë masat për ta duke caktuar “detyrim paraqitje” për Alban Voglin dhe arrest shtëpie për Gazmend Voglin.

Në vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës është vendosur që të pezullohet me 8 ndeshje nga aktiviteti edhe zyrtari i KF Skënderbeu, Ilirjan Përmeti.

Kliko këtu për të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës

/tvklan.al