Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin në Komisariat të 5 personave për sherrin e ndodhur gjatë sfidës së futbollit Tirana-Kastrioti luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Mosrespektimi i Fair Play nga ana e Tiranës gjatë aksionit të golit, ka bërë që zyrtarët e klubit të thyejnë barrierën e policisë duke u futur në fushë dhe nisur përplasjen me kë të dilte përpara.

Klan News