Sherri pas garës, gruaja qëllon kundërshtarin e burrit me këpucë… tjetra me lule

Sherri pas garës, gruaja qëllon kundërshtarin e burrit me këpucë… tjetra me lule

12:01 09/12/2019

Pas përfundimit të një gare me kuaj, një sherr i madh shpërtheu në fushë mes disa prej tifozëve në Sydney.

Ata filluan të sulmojnë njëri-tjetrin ndërsa mësohet se shkak mund të jetë bërë rezultati i lojës.

Ishin spektatorët e tjerë të cilët pasi panë zënkën që po kthehej në serioze, tentuan që t’i ndajnë, ndërsa nga ana tjetër kanë ndërhyrë menjëherë rojet e sigurimit.

Nga ky sherr ka mbetur i lënduar një person,  ndërsa sipas “Mirror“, ky i fundit ka marrë dëmtime serioze në kokë.

Në ndihmë të burrit të saj i cili ishte përfshirë në këtë konflikt, një grua është parë të qëllojë kundërshtarin e tij me këpucë, ndërsa një tjetër, me një buqetë me lule që kishte në dorë…

Policia e Uellsit tha se ndaj personave të përfshirë në këtë incident të rëndë do të merren masa dhe pritet që të dalin para gjykatës.

Gara me kuaj është një ndër aktivitet më të ndjekura në Sydney dhe çdo vit mbledh mijëra spektatorë. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi