Një 18-vjeçar është plagosur sot në Elbasan pas një konflikti që ka nisur me një bashkëmoshatar të tij për një lojë me letra në lokalin e fshatit Hajdaran.

Sipas një njoftimi të policisë, një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra, kur 18-vjeçarët SH.XH. dhe O.Y. fillimisht kanë debatuar me fjalë e pastaj janë zënë me grushte se cili të futej në lojë.

Në konflikt e sipër O.Y ka nxjerrë një thikë dhe  ka qëlluar në brinjën e djathtë bashkëmoshatarin e tij, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes brenda 20 minutave. I riu  me iniciale O. Y. do të përballet me akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al