Një 35-vjeçar shqiptar është shtruar në spitalin e Firence në Careggi pasi u plagos nga një italian për një vajzë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Garibaldi të Certaldo, ndërsa italiani 28 vjeç që e plagoi, ishte nga zona Sienës sipas mediave italiane.

Të dy ishin të ftuar në një festë që ishte organizuar në shtëpinë e vajzës dhe nga një debat ata janë përleshur para saj, ku janë detyruar të përdorin dhe thikën.

Për pasojë, plagë mori shqiptari, që u dërgua menjëherë në spital. Ai ndodhet për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i ngjarjes është arratisur. Pasi plagosi të riun nga Shqipëria, italiani i hipi makinës dhe u largua pa lënë gjurmë. Autoritetet vijojnë punën për kapjen e tij./tvklan.al