Sherri për pronën, plagoset me sëpatë 46-vjeçari

Sherri për pronën, plagoset me sëpatë 46-vjeçari

18:40 13/07/2019

Tiranë- Sherri për

pronën për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 46-vjeçari në fshatin Domje.

Policia bën me dije se pasditen e kësaj të shtune në fshatin Domje ka ndodhur

një konflikt pronësie mes dy komshinjve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt pronësie mes dy shtetasve  në fshatin Domje, ku njëri prej tyre kishte përdor mjet prerës sëpatë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I.T, gjatë një konflikti për motive pronësie me komshiun e tij shtetasin B.A, në kushte të rënduara psikike e  ka goditur me sëpatë”, njofton policia e kryeqytetit”.

 I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut

për jetën, ndërsa autorit i plagosjes 62 vjeçari me inicialet I. T., është

arrestuar dhe akuzohet për veprën penale 

“Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT