Çështja e pazgjidhur e pronës solli sërish në studio zotin Gani, i cili këtë herë u përball me personin që në vitin 1995 i ka dhënë shtëpinë. Zoti Isa pretendon se përmes aktmarrëveshjes, që ata kanë firmosur shtëpia i takon atij. Ai tregon se dokumenti është shkruar me dorë dhe rolin e noterit e ka bërë një nga banorët e fshatit që ata e njihnin.

Isa: Ky ka ikur nga Ishmi në vitin ’93, në vitin ’95 mua që më sheh këtu, i bleva shtëpinë.

Eni Çobani: Ja me këtë gjuhë të lutem, me qetësi!

Isa: Qëndrova në atë shtëpi deri në fund të korrikut, u pendu, unë isha në punë ma ka nxjerrë gruan me fëmijët jashtë. Ka hedhur lekët tek dera dhe mbylli derën.

Eni Çobani: Ti ktheu lekët?

Isa: Po mi ktheu.

Eni Çobani: Dhe e mori shtëpinë?

Isa: Po i vuri drynin. Në ’99 erdhi letra.

Eni Çobani: Ky dokument aktshitje i vitit 1999. Juve u ulët me zotin Gani dhe me këta zotërinjtë e tjerë, disa prej të cilëve janë prezentë. Kush e ka shkruar dokumentin në fjalë?

Isa: Dokumentin e ka shkruar Yshmet Karepi.

Eni Çobani: Pra u pranua publikisht që e ka shkruar Yshmet Karepi dhe më pas ju u ulët dhe keni firmosur. Pra ai ka luajtur rolin e një noteri? Nuk është noteri juaj Yshmet Karepi? Është bashkëfshatari juaj?

Isa: Po!

Ganiu: jo, i juaji, se i imi jo.

Isa: I joti dhe i imi!

Ganiu: Unë s’jam fis me ju e kam thënë dhe e them!

Isa: S’di si ke fytyrë dhe del këtu, do ti bëj hasha racës tënde!

Eni Çobani: Firmat të kujt janë?

Isa: Të gjithëve që ishin aty!

Eni Çobani: Emrat tuaj kush i ka shkruar?

Isa: Yshmeti i ka bërë gati të gjitha.

Eni Çobani: Nëse ju do të kishit bërë një dokument noterial tek noteri dhe do të kishit firmosur pa shkruar emrat tuaj me dorën tuaj, dokumenti sot do dilte absolutisht i pavlefshëm. Çfarë ka ndodhur me këtë dokument. Shkrimi është i zotit Yshmet Karepi, emrat tuaj janë shkruar prej tij, vetëm firmat janë bërë nga ju. Është dashur edhe emrat i nderuar që të shkruheshin po nga ju, nëse do të flisnim për një vërtetësi.

Isa: Po aq dinim ne moj, zonja Eni!/tvklan.al