Një sherr mes dy personave në Korçë ka përfunduar me plagosje. Policia bën me dije se 45-vjeçari Th.S., gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në Korçë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikur për jetën.

Pas ngjarjes autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë të mundur arrestimin 45-vjeçarit. Tashmë autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet në Komisariat dhe do të merret në pyetje.

Tashmë hetimet për këtë ngjaje do të zhvillohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./tvklan.al