Debati në studion e “Zonë e Lirë”  mes analistëve Julian Zyla dhe Arjan Curi ka degjeneruar deri në ofendime personale. Pasi mes dy të ftuarve u përdorën disi dozat e ironisë, Julian Zyla vuri në dyshim orientimin seksual të Arjan Curit.

“Unë jam pro komunitetit LGBT dhe nëse ti je pjesë e komunitetit LGBT unë jam pro teje”, tha Zyla, fjali që shkaktoi edhe reagimin e Curit. Ky i fundit iu drejtuar Zylës duke i thënë se është impotent dhe se ka pasur probleme me vajzat.

Julian Zyla:Mos u fut në personale vlla se do t’i them Çanit që të na fusë pas orës 10 e gjysmë kur u kërkon njerëzve orientimin seksual. Kështu që të lutem mos u fut në personale.

Arjan Curi: Orientimin tim personal do të thuash ti tani?

Julian Zyla:Jo jo unë vlla, ti po e thua vetë tani. E kam fjalën që po kaluam tek personalja fillojmë hyjmë në gjëra që ty nuk të interesojnë.

Arjan Curi: Vetëm po të më thuash që të kam gjuajtur kur me ke sjellë sallatën.

Julian Zyla:Unë të them këtë që njerëzit mund të futen në Instagramin tënd dhe të shikojnë që se kë ndjek ti.

Arjan Curi: 40 veta.

Julian Zyla: 36 janë djem dhe 4 vajza. Tani unë s’dua t’i futem gjërave personale. Çuri edhe unë mund t’i bie telefonave dhe të marr vesh gjëra për ty. Unë jam pro komunitetit LGBT dhe nëse ti je pjesë e komunitetit LGBT unë jam pro teje.

Arjan Curi: Absolutisht nuk jam.

Julian Zyla: Nga 40 veta që ndjek në Instagram 35 janë çuna pa këmisha dhe…

Arjan Curi: Arian Çani: E çfarë ka këtu?

Julian Zyla: Asnjë gjë mo. Unë jam pro. Çdo përvojë që njeriu ka dëshirë.

Arjan Curi: Janë shokët e mi.

Julian Zyla: S’po them gjë. Thashë vetëm që njerëzit mund të ngrejnë pikëpyetje.

Arjan Curi: Janë studentët e mi, do t’i prezantoj?

Julian Zyla: Po t’i pëlqeja unë do t’i thoja. Kështu që po të jesh burrë dhe të kesh gjë me ata, thjesht thuaje vëlla. E di pse? Sepse ke djem të tjerë që mund të jenë 11 vjeç dhe 12 vjeç dhe që mendojnë se janë të çuditshëm. Personat si ti që janë publikë nëse keni orientim ndryshe nga heteroseksualizmi do t’i ndihmojë këta njerëz që të mendojnë që janë qenie njerëzore.

Arjan Curi: Unë besoj vëlla që nuk ka orientime seksuale, ka njerëz që dashurohen.

Julian Zyla: A dashuron dhe djem, kjo është pyetja ime.

Arjan Curi: Deri tani jo.

Julian Zyla: Ke pasur përvoja pa i dashuruar?

Arjan Curi: Jo as përvoja nuk kam pasur.

Julian Zyla: Pra është koicidencë që ke 35 djem në Instagram?

Arjan Curi: Janë shokët e mi pra.

Adriatik Lapaj: Kjo i shërben së keqes.

Arjan Curi: O Adriatik ti po më lufton mua.

Adriatik Lapaj: Jo nuk të luftoj.

Arjan Curi: Unë të hyj në familje tani o zotëri. Ke patur dhe ke kriza të jashtëzakonshme familjare.

Julian Zyla: Me familjen nuk u mora.

Arjan Curi: Po ti me çfarë u more, pse duhet të martohem unë. Ore a u fut në krevatin tim? Ai u fut në dhomën time të gjumit, unë mos t’i futem? Je mashkulli më impotent dhe impotenca jote është bërë legjendare në UET. Shokët e tu ta kanë qarë hallin vazhdimisht në mënyrën si femrat vinin që nga takimi i parë. Unë kam qarë hallet e tua me shokët e tu.

Julian Zyla: Kam një vajzë dy vjeçe?

Arjan Curi: Vajza dhe djem bëjnë edhe homoseksualët po të duash ti./tvklan.al