Pas denoncimit nga emisioni “Stop” në Tv Klan, është shpallur në kërkim “shëruesi seksual” Shefqet S. nga fshati Pllan. Policia e Lezhës i ka referuar materialet Gjykatës së këtij qarku për veprat penale ngacmim seksual dhe mashtrim.

55-vjeçari u denoncua nga “Stop” me pamje filmike, duke ngacmuar seksualisht burrat që shkonin për të zgjidhur hallet. Shefqet S. pretendon se është “shërues” dhe zgjidhte hallet e njerëzve. Qytetarët shkonin te ai për të zgjidhur problemet, por ky i fundit çdo gjë e lidhte me seksin. Pavarësisht nga objekti i ankesave të tyre, synimi i tij është që meshkujt të jenë të shëndetshëm dhe potentë seksualisht.

Madje për këtë qëllim, nuk mungojnë as “ushtrimet demonstrative” me të gjithë ata që i drejtohen. Shefqeti prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall.

/tvklan.al