Sheshi “Skënderbej” është përfshirë në listën e kandidatëve për Çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore.
Lajmi është bërë i ditur këtë të mërkurë nga kryeministri Edi Rama, i cili me këtë rast nuk lë pa thumbuar as kritikët e këtij projekti.
“
E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe. Qente le të lehin, vazhdimi dihet
,” shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.
E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe👍#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet😁 pic.twitter.com/J3h4uH3WiB
— Edi Rama (@ediramaal) February 13, 2019
/tvklan.al