Sheshi “Skënderbej” triumfon mes 279 projekteve në Barcelonë

Sheshi “Skënderbej” triumfon mes 279 projekteve në Barcelonë

19:30 20/06/2018

Sheshi “Skënderbej” ka fituar çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 gjatë një konkursi të zhvilluar në Barcelonë të Spanjës.

Bashkia e Tiranës tha në një njoftim për shtyp se çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.

Sipas bashkisë, Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e tërhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.

Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë. Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane.

Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe me partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë)

Për këtë sesion u dorëzuar 279 punime nga të cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria (8), Republika Çeke (8), Sllovenia (8), Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5) , Turqia (5), Shqipëri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), Irlandë (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe Herzegovinë (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1)./tvklan.al
LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT