Disa murgesha po fitojnë 850 mijë Paund në vit duke kultivuar dhe shitur kanabis në internet për qëllime mjekësore. Murgesha Kate Meeusen ka themeluar “The Sisters of the Valley” në Kaliforni të SHBA-së 12 vjet më parë, duke kultivuar vetëm 12 bimë narkotike.

Tani biznesi i murgeshës 59-vjeçare po lulëzon dhe ajo thotë se këto bimë i shet online dhe pretendon se ka ndihmuar pacientët që vuajnë nga epilepsia dhe kanceri. Grupi i murgeshave shet nënprodukte të kanabisit, të tilla si vaji i kanabisit që njihet për vetitë shëruese.

“Shumica e njerëzve janë dyshues dhe mendojnë se po përpiqemi të shmangim taksat ose jemi mashtrues”, tha murgesha Kate për “The Times”, duke sqaruar se vitin e kaluar ato paguan 160 mijë Dollarë taksa në bazë të përfitimeve financiare nga shitja e marijuanës.

Murgesha tjetër, Motër Alice e cila ka lindur në Londër, thotë se nëse ato do ta kryenin këtë mision në shekujt e kaluar, do të ishin persekutuar si heretike.

Kalifornia ka legualizuar kanabisin mjekësor në vitin 1996 dhe që prej atëherë 33 shtete të tjera në SHBA kanë lejuar shitjen e kanabisit për qëllime mjekësore. /tvklan.al