Stephanie Matto, ka gjetur më shumë se thjesht një çek të madh pagash nga shitja e kavanozëve të gazrave të saj pasi ka krijuar një romancë me një fans. Ylli i realitetit fitonte deri në 38,000 £ në javë përmes “sipërmarrjes” së saj unike, ku gazrat e saj i vendos në kavanoza dhe më pas ua shet klientëve.

Megjithatë, ndoshta fitimi më i madh i karrierës së saj të re ka qenë një takim i rastësishëm në pushime me një burrë misterioz që mund të jetë partneri i saj i ëndrrave. Duke folur për “Metro.co.uk” nga dhoma e saj e hotelit, Stephanie zbuloi:

“Unë jam në fakt në Turks and Caicos me dikë vërtet të veçantë për momentin, të cilin e kam takuar gjatë gjithë kësaj gjësë të bërë virale të shitjes së gazrave. Unë hipa në vendin tim në avion. Personi pranë meje vazhdoi të më hedhë një vështrim nga ana e tij dhe unë po përpiqesha të tregoja se isha duke buzëqeshur me sy sepse ai nuk e shihte që unë isha duke buzëqeshur për shkak të maskës. Kjo mund të jetë ajo që ata e quajnë dashuri në shikim të parë

Duke kujtuar takimin e tyre të lezetshëm, Stephanie vazhdoi:

“Kështu që ne morëm shampanjë përpara se të ngriheshim, unë hoqa maskën time ndërsa isha gati të pija një pije dhe t’i bëja një foto vetes. Ai më tha: “Oh, doni që unë të bëj një foto më të mirë? Mund ta marr nga një kënd më i lartë. Kështu që ai shkoi të më bëjë një foto dhe më thotë:

“Ok, kjo mund të jetë një pyetje e çuditshme, por ju dukeni vërtet e njohur. Ju nuk jeni një influencuese?”

Në thelb ai e dinte të gjithë historinë, ai e kishte ndjekur atë në internet dhe isha i vetëdijshëm për “biznesin tim të gazrave”. Ai është duke qëndruar në një resort që është shumë afër meje dhe ne kemi pasur një darkë vërtet romantike mbrëmë”, zbuloi ajo./tvklan.al