Gjobë 100 kalimtarëve dhe 45 shoferëve

Policia dhe ushtria përveç pikave të kontrollit që janë ngritur në hyrje dhe dalje të qyteteve, po patrullon edhe brenda qendrave të banuara për të penguar lëvizjen e qytetarëve jashtë orarit të lejuar.

Në këtë video duket momenti kur një patrullë policie konstaton dy të rinj që po lëviznin në rrugë në orët e pasdites, përtej orarit të lejuar. Pasi shohin mjetin e policisë, dy të rinjtë largohen me vrap nëpër rrugicë. Në këtë moment një punonjës policie dhe 2 efektivë të ushtrisë i ndjekin nga pas dhe i ndalojnë brenda pak minutash.

Në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 100 kalimtarë me 10 mijë lekë, ndërsa 6 qytetarë që frekuentonin parqet dhe lulishtet janë gjobitur me 20 mijë lekë, si dhe iu është sekuestruar mjeti. Ndërsa në Vlorë janë vënë në pranga dy persona pasi janë kapur duke shëtitur dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Një 19-vjeçar në Lezhë është arrestuar, pasi drejtonte mjetin pa patentë, ndërsa në total janë ndëshkuar edhe 45 shoferë në të gjithë vendin pasi qarkullonin pa autorizim. Gjithashtu janë konstatuar edhe 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes duke gjobitur me 100 mije lekë.

Tv Klan