Ish-sulmuesi i Milan nuk preferoi të rinovonte kontratën

Pas pesë vitesh, Andri Shevçenko nuk është më trajner i Ukrainës. Kalimi në 8 kombëtaret më të mira të Europës në Euro 2020 nuk ka bindur drejtuesit e federatës për t’i rinovuar kontratën ish-sulmuesit të Milanit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë 44-vjeçari në rrjetet sociale, ku mes të tjerash theksoi se ishte i kënaqur që drejtoi një skuadër me futboll modern, por nuk ka vendosur që të zgjasë kontratën që skadoi.

Ish-fituesi i Topi të Artë u largua nga pozicioni i tij si asistent për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar A të Ukrainës në korrik 2016.

Pasi dështoi për ta kualifikuar në Kupën e Botës 2018. Shevçenko bëri një punë të madhe me skuadrën, duke arritur që të shkruajë historinë në Europianin gjatë kësaj vere.

Ukraina mposhti Suedinë për të kaluar në mesin e 8 kombëtareve më të mira të kontinentit, teksa më pas, u mposht dhe u eliminua në çerekfinale nga Anglia, që shkoi deri në finale.

Klan News