Ish-sulmuesi: Përdorim futbollin për të kaluar traumat e luftës

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2004 dhe legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, është zgjedhur presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Shevchenko ishte kandidati i vetëm për këtë pozicion dhe të gjithë anëtarët e Kongresit votuan për zgjedhjen e tij, përveç 47-vjeçarit, i cili nuk mori pjesë në votim.

Ish-sulmuesi do të shërbejë në krye të federatës ukrainase për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në komunikimin e parë pas detyrën, ai premtoi rritjen e imazhit të ukrainës në këtë disiplinë.

“Futbolli ukrainas duhet të jetë i zakonshëm dhe i aksesueshëm, ekipet kombëtare duhet të jenë krenaria e çdo ukrainasi dhe klubet duhet të jenë të forta dhe efektive. Ne planifikojmë të zbatojmë praktikat më të mira ndërkombëtare për zhvillimin e shpejtë të futbollit ukrainas dhe të përdorim futbollin për të kapërcyer traumat e luftës. Ka shumë punë përpara”, tha Andriy Shevchenko.

Më parë këtë post e mbante nënpresidenti i UEFA-s, Andriy Pavelko, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, Andriy Shevchenko shërbeu si trajner i kombëtares së Ukrainës, duke e çuar atë në çerekfinalen e Euro 2020.

Më pas, ai pati një periudhë të pasuksesshme nën drejtimin e Genoa. Ndërsa, si lojtar përveç Milanit, ai luajti për Chelsean dhe Dynamo Kyiv. Shevchenko ka realizuar 111 paraqitje për kombëtaren e Ukrainës, duke shënuar 48 gola.

Klan News