Mediat publikojnë pamjet e eksperteve brenda institutit duke i ushqyer me krimba

Një investigim i fundit i realizuar nga Sky News Australia ka treguar edhe njëherë se në laboratorin e Wuhanit kanë qarkulluar lakuriq nate.

Kjo media ka publikuar momente nga instituti ku shihet një ekspert, teksa mban mbi kokë një lakuriq nate. Video është nxjerrë nga Akademia e Shkencave Kineze në 4 Maj të 2017 ku tregohen disa prej ambienteve të reja të hapura brenda në laborator dhe zbulon se kishte pasur përplasje të forta me qeverinë franceze gjatë ndërtimit të tij.

Pamjet tregojnë lakuriqët e natës që mbahen në një kafaz në Institutin e Virologjisë Wuhan dhe një shkencëtar që i ushqen me krimba. E titulluar “Ekipi ndërtimor dhe hulumtues i laboratorit Wuhan P4 të Institutit të Virologjisë Wuhan, Akademia Kineze e Shkencave përmban intervista me shkencëtarët e saj kryesorë.

Në dhomën P4, shihen një larmi speciesh, që me shumë mundësi mendohet të jenë përdorur për shpërthimin aksidental të  Covid-19 .

OBSH, në kontrollet disa javore që ka bërë në Kinë, ka hedhur poshtë pretendimin se virusi ka dalë nga lakuriqët e natës, duke shtuar, se këto zëra janë më së shumti teori konspirative. Peter Daszak ekspert i organizatës është shprehur se nuk është konstatuar asnjë gjurmë të lakuriqëve. Videoja është pjesë e hetimit për librin “What Really Happened in Wuhan” i cili është në dispozicion në Amazon dhe Booktopia.

Klan News