Interi ka marrë një lajm të keq, në një moment delikat të sezonit. Sulmuesi Marcus Thuram ka shfaqur probleme në kofshën e majtë dhe do të mungojë për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Bologna-s.
Bëhet fjalë për një lodhje në aduktorët e kofshës së majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet nga mjekët.
Francezi është në dyshim edhe për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.
Tek Interi nuk duan të nxitojnë për ta rikthyer në fushë, për të shmangur një përkeqësim të dëmtimit, pasi rëndësia e Thuram është e madhe në këtë fazë.
Zikaltërit përballen në këtë fund sezoni me një kalendar shumë të ngjeshur, për shkak se luftojnë në tre fronte dhe çdo lojtar është shumë i rëndësishëm.
/tvklan.al