Në dokumentarin për Princ Harry del djali i vogël dhe rrëfehet jeta e vështirë në pallatin mbretëror

Meghan Markle dhe Princ Harry janë kujdesur që të mos shfaqin shpesh vogëlushin  e tyre, Archie, në rrjete sociale. Ndërkohë ai ka dalë si rrallëherë në dokumentarin e princit Harry “The Me You Can’t See”, që Duka i Sussex e krijoi në bashkëpunim me Oprah Winfrey.

Vogëlushi shfaqet duke u lëkundur mbi një lisharëse. Archie duket mjaft i lumtur, teksa ai po jeton shumë larg familjes mbretërore me prindërit e tij.

Në këtë dokumentar Princi Harry ka rrëfyer vështirësitë e fëmijërisë së tij. Ai ka treguar se për shkak të negativitetit dhe jetës së vështirë në pallatin mbretëror vendosi të largohej. Duka i Sussex është shprehur më herët se nuk dëshironte që fëmijët e tij të rriteshin në të njëjtën mënyrë, ndaj vendosi të ikte përfundimisht.

Ai ka treguar se nuk kishte planifikuar më herët për t’u zhvendosur në Amerikë, por e mori këtë vendim sepse dëshironte që të vendoste të parën familjen e shëndetin e tij mendor. Harry ka thënë se me jetën e re në Amerikë ndihet shumë më i lirë dhe se mund të bëjë gjëra që në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i kishte bërë kurrë.

Klan News