Fotot e fundit të Mbretëreshës së Anglisë kanë ngjallur shqetësim për ata që janë të vëmendshëm ndaj detajeve. Monarkja 95-vjeçare  ka qëndruar në spitale dhe vendosi të mos shkonte në të Dielën e Përkujtimit për shkak të një dhimbjeje në shpinë.

Ndaj, kur një imazh i saj gjatë takimitnë Kështjellën Windsor me gjeneralin Sir Nick Carter u postua ditën e djeshme, u pa si një shenjë e përmirësimit të shëndetit. Por ishin duart ngjyrë vjollcë të Mbretëreshës ato që ngritën pyetje për shkakun, përtej moshës së thyer.

Një mjeke tha për “Metro” se: “Mund të jetë Raynaud ose thjesht duar shumë të ftohta . Ngjyra vjollcë është shkak i gjakut pa oksigjen. Mungesë qarkullimi,, lëkurë delikate, vena të dala, mavijosje apo rrjedhje e gjakut në shtresën e lëkurës mund të shkaktojnë diçka të tillë”.

Mbretëresha nuk ka qenë e pranishme në një ngjarje që prej një muaji dhe është lajmëruar se ajo po merr kohën e saj për të pushuar. Javën e kaluar u raportua se kishte një takim kokë më kokë me Kryeministrin Boris Johnson, por nuk u publikua asnjë foto./tvkan.al