Një burrë, i cili zbuloi një krijesë misterioze, rreth dy metra e gjysmë të gjatë, në breg të plazhit Cornish, po kërkon ndihmë për identifikimin e saj.

Chris Crane po shëtiste në plazh në Charlestown, Britani gjatë ditës së hënë kur u përball me këtë kafshë që dallgët kishin nxjerrë në breg. Ai shpjegoi se krijesa kishte ditë që kishte dalë në sipërfaqe, pasi kishte nisur të mbante erë.

Deri më tani, Chris nuk ka patur fat në identifikimin e saj, pavarësisht hipotezave të ndryshme.

Disa sugjeruan se mund të ishte një lloj balene, e të tjerë që mund të ishte krijesa mistike e detit Cornish, e njohur si gjarpëri Morgawr.

Në folklorin Cornish, krijesa u shfaq për herë të parë pranë Pendennis Point në 1975. Ajo përshkruhej si një qenie me trup e qafë shumë të gjatë dhe lëkurë të zezë ose kafe të errët./tvklan.al