Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë moderatorja e sportit Eva Murati e cila së fundmi është bërë pjesë e emisionit të famshëm Italia 1 “Tiki Taka” që drejtohej nga Piero Chiambretti. Aty kane qene te ftuar shume personalitete te njohur te futbollit boteror si dhe djali i legjendes se futbollit, Diego Maradonna-Diego Maradonna Junior.

Eva Murati tregoi eskperiencën e saj të bukur në këtë emision dhe pasi përfundoi ajo është kontaktuar nga disa përfaqësues të kompanive të ndryshme për të nënshkruar një kontratë pune.

Rudina Magjistari: Kur u përgatite, më trego pak për veshjen, u trukove aty?

Eva Murati: U trukova atje, është e njëjta gjë që ne bëjmë edhe këtu përditë, thjesht atje çdo gjë është 100 herë më e madhe, 100 herë më e shndritshme.

Rudina Magjistari: Do të të pëlqente të kishe një karrierë në Itali?

Eva Murati: Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emission, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur.

Rudina Magjistari: Kështu që ne shumë shpejt do na lësh?

Eva Murati: Jo nuk mund ta them që do e lej, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian.

Rudina Magjistari: Mund të dimë diçka më tepër në lidhje me kontratën? Ishte kontratë me një kompani menaxhimi apo me një kanal televiziv?

Eva Murati: Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo.

Rudina Magjistari: Këtu je në kuadrin e modeles apo jo?

Eva Murati: Në kuadrin e imazhit

Eva tregon se i pëlqen shumë të përfshihet edhe në botën e sportit në Itali dhe shpreson që në të ardhmen të ndodhë dhe kjo gjë.   /tvklan.al