Një peshkaqen ka dalë në bregdetin e Radhimës në Vlorë dhe ka trembur pushuesit.

Ai u kap nga disa peshkatarë. Është i gjatë një metër e gjysmë, por sipas peshkatarëve nuk është i rrezikshëm.

Vitet e fundit në brigjet e Adriatikut dhe te Jonit kanë dalë shpesh peshkaqenë.

Sipas ekspertëve, kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve klimaterike./ABC News Albania 24/7