Ylli i Instagramit, Sophia Peschisolido ka zbuluar se të gjitha fotografitë apo postimet e tjera, miratohen fillimisht nga nëna e saj Karren Brady.

23-vjeçarja, modele e njohur në Instagram, ka publikuar foto mahnitëse me të brendshme të bardha. E pyetur nga ndjekësit e saj se çfarë mendon nëna e saj për këto publikime, Sophia ka bërë të ditur se është pikërisht nëna e saj ajo që e aprovon çdo postim, para së të publikohet.

Modelja ndau imazhet provokuese në Instagram dhe në diskutim me fansat ajo foli për nënën e saj Karren Brady.

Ajo më bënë disa nga fotografitë  e mia, (jo gjithë kohën sepse është e zënë), por unë ia dërgoj çdo fotografi para se ta shpërndaj dhe marrë mendimin e saj. Ajo është shumë krenare për mua dhe më inkurajon. Ajo është me e mira. Jam e  bekuar me prindërit më të mirë” , është shprehur modelja./tvklan.al