Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore do të sjellë për publikun nesër mbrëma shfaqjen premierë kushtuar mjeshtrit të valleve popullore, Nderit të Kombit, Rexhep Çelikut.
Një shfaqje që do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet e atij që të gjithë e kanë quajtur kërcimtari fluturues, i cili përsosi vallet traditë shqiptare.
Për të rinjtë e trupës së Ansamblit Popullor, kjo premierë veç emocionit është dhe një përgjegjësi për të interpretuar në mënyrë brilante vallet e Rexhep Çelikut.
Një shfaqje që të gërshetuar ka edhe këngët traditë që do të vijnë nën interpretimin e artistes së mirënjohur dhe mikes së Rexhep Çelikut, Irini Qirjako.
Premiera me titull “Kërcimtari Fluturues” do të ngjitet për publikun nesër në Tetarin e Operas dhe Baletit.
Tv Klan