Mijëra aktorë si dhe punëtorë humbën punën kur teatrot u mbyllën në Mars të vitit të kaluar

Shfaqjet live në Broadway do të kthehen në skenë duke filluar nga 14 Shtatori një vit si pasojë e pandemisë Covid 19.

Teatrot do të lejohen të plotësojnë 100% të kapacitetit, njoftoi Guvernatori i Nju Jorkut Andreë Cuomo. Mijëra humbën punën kur teatrot e Broadway u mbyllën në mars 2020.

Broadway është një pjesë kryesore e identitetit dhe ekonomisë së SHBA ka bërë të ditur Cuomo. New York-u planifikon të heqë shumicën e kufizimeve të koronavirusit këtë muaj, por Broadway ka nevojë për më shumë kohë për provat dhe prodhuesve u duhet kohë për të reklamuar shfaqjet.

Prodhuesit do të punojnë me autoritetet shtetërore për masat e sigurisë që do të kërkohen.  Sipas asaj që raporton Reuters drejtuesit e teatrove do hartojnë një plan vaksinimi për anëtarët.

Disa shfaqje, duke përfshirë muzikalët hit “Frozen” dhe “Mean Girls”, kanë thënë se nuk do të kthehen më. 31 shfaqje në Broadëay ishin në prodhim kur filloi mbyllja, duke përfshirë hite të tilla si “Hamilton”, “The Lion King” dhe “Wicked”.

Çdo shfaqje kthyese do të shpallë datën e saj të rihapjes në javët e ardhshme. Më shumë se 14.8 milion bileta u shitën për shfaqjet në Broadway në sezonin 2018-2019, duke sjellë 1.8 miliardë dollarë në arkëtime, sipas Broadway League. Rreth 63% e atyre që shkonin në shfaqje ishin turistë, nga jashtë Shteteve të Bashkuara.

Klan News