Supergol dhe shfryrje, Armando Sadiku nuk u përmbajt në sfidën me Basel të dielën që e nisi nga stoli. Festimi i tij kishte nervozizëm dhe gëzim. Pas ndeshjes sulmuesi pranoi se kishte përdorur shqipen për të nxjerrë inatin.

“Në atë moment e pata me të gjithë. Unë jam kështu, isha i zemëruar dhe i ofendova nga pak të gjithë. Unë jam profesionist dhe i pranoj zgjedhjet e trajnerit dhe besoj se dhashë maksimumin për aq sa më krijuan mundësinë. Shava në shqip.”

Por për trajnerin e Luganos, Fabio Celestini më të rëndësishëm janë golat se sharjet e Sadikut.

“Nëse e ka me mua dhe shënon, ia vlen. Uroj që të jetë nervoz çdo të diel atëherë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Armandon. Në fund të fundit duhet të bëj zgjedhje, ndonjëherë ai luan, ndonjëherë luajnë të tjerë”, tha Fabio Celestini

,

trajner i Luganos.

Armando Sadiku, i cili u kthye te Lugano gjatë merkatos së Janarit ka zhvilluar vetëm një ndeshje me minutazh të plotë. Një situatë që duket sa ka krijuar pakënaqësi te sulmuesi, i cili me paraqitjen në barazimin 1 – 1 me Basel meritoi një vend në formacionin e javës së Superligën e Zvicrës.

Një tjetër ndeshje pozitive bëri edhe Ermir Lenjani. Mbrojtësi shqiptar realizoi pas 10 sekondave në përballjen e së dielës së Sion me Luzern që përfundoi 2 – 2. Ky ishte goli i gjashtë për të në këtë kampionat. Lenjani dha edhe pasimin që solli golin e Uldrikis.

Tv Klan