Në sektorin e tekstilit dhe këpucëve janë 100 mijë të punësuar, pjesa më e madhe gati 95% e tyre janë gra dhe vajza. Fasoneritë kanë një sërë problematikash sipas Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, duke nisur nga mungesa e kushteve, mos raportimi i aksidenteve, pagesa minimale dhe orët e zgjatura të punës.

Nisur nga helmimet e përsëritura në disa fasoneri në qarkun e Durrësit dhe në Shkodër, Mirela Arqimandriti thotë se duhet të bëhen studime për ndikimin kimikateve që përdoren, pasi vihet në rrezik shëndeti i punonjëseve.

Por cili është apeli i saj për institucionet shtetërore?

“Vërtetë është sektor i rëndësishëm në Shqipëri sepse hap vende pune, por institucionet shtetërore duhet të kontrollojnë bizneset në mënyrë që të krijojnë kushte pune të denja.”

Klan Plus