Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku.

Nënë e bir u arrestuan të mërkurën me akuzën se shfrytëzonin një të mitur 10-vjeçar për klikime në rrjetet sociale. Djali u nxorr në video live në TikTok nga babai i tij dhe gjyshja me qëllim rritjen e audiencës dhe përfitimin e më shumë të ardhurave.

Sipas denoncimit që bëri nëna e 10-vjeçarit, djali u shfaq në video duke përdorur fjalor banal e duke shprehur ofendime teksa ishte në praninë e babait të tij dhe gjyshes.

Klan News