Ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga një moti me shi që ka rikthyer ndjesinë e dimrit. Madje në kryeqytet ra një breshër i pazakontë për stinën e pranverës.  Në disa qytete pati edhe përmbytje si këto pamje të pak ditëve më parë në Vlorë.

Ky mot me shi do të zgjasë edhe dy ditë. Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga e mërkura në vend do të rikthehen rrezet e diellit.

“Nga e marta ka rritje temperatura, rikthehet moti me diell”.

Për të gjithë ata që janë mbyllur në shtëpi për shkak të motit të keq, këtë javë mund tu rikthehen bregdetit.

Tv Klan