Një person ka mbetur i plagosur në Korçë pasi i ra mbi shpatull një pjesë suvaje nga fasada e një pallati.

“Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës”, njoftoi policia.

Gazetarja Daniela Zisi raportoi më herët se suvaja ka rënë si pasojë e motit të keq me shi dhe erë të fortë.

Ndërkohë nga reshjet disa fshatra në zonat e thella malore të Korçës dhe Maliqit kanë mbetur pa energji elektrike./tvklan.al