Shirat e këtyre ditëve nuk duhet të trembin ata që po përfundojnë pushimet verore dhe kanë zgjedhur bregdetin këtë fund Gushti.

Pasi sipas sinoptikanëve vetëm e diela edhe e hëna do të shoqërohen me rreshje shiu në formë rrebeshi të fokusuara në Qendër dhe Juglindje të vendit.

Ndërsa e marta deri në fund të Gushtit, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta përjashtuar zona specifike në Veri dhe zonat Lindore ku priten shira të dobët dhe të izoluara.

Sipas Meteoalb, pas temperaturat deri ne 31 gradë Celsius, vendi do të mbërthehet nga temperatura të larta deri në 34 gradë Celsius. Këto vlera pritet të jenë prezente deri në ditët e para të muajit Shtator.

Tv Klan