Shi raketash në Gaza


Shi raketash në Gaza

22:20 12/05/2021

Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror Lod pas protestave të dhunshme të arabo izraelitëve, ndërsa konflikti midis forcave izraelite dhe palestinezëve u intensifikua.

Makinave iu vu flaka dhe 12 vetë u plagosën në Lod, përleshje që autoritetet i përshkruan si luftë civile. Midis të martës dhe të mërkurës, militantët palestinezë qëlluan qindra raketa në drejtim të Izraelit, ushtria e të cilit u kundërpërgjigj me artileri të rëndë ajrore mbi Rripin e Gazës.

Deri tani nga përleshjet, që filluan pas planit të dëbimit të palestinezëve nga një lagje myslimane brenda qytetit të vjetër të Jerusalemit, kanë shkaktuar të paktën 59 viktima, bilanci më i rëndë i dhunës gjatë viteve të fundit.

Militantët palestinezë thanë se qëlluan me qindra raketa në drejtim të Tel Aviv-it pasi ushtria izraelite rrëzoi një ndërtesë të lartë në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite thotë se po shënjestrën vetëm militantët në gaza dhe në disa pjesë të Jerusalemit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se militantët islamikë do të paguajnë për sulmet e tyre me raketa.

Lufta vjen përplasjeve të vazhdueshme midis policisë izraelite dhe palestinezëve rreth kompleksit të xhamisë AlAksa.

Kombet e Bashkuara thanë se të dy palët po shkojnë drejt një lufte të gjithanshme. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, të paktën 53 palestinezë janë vrarë, mes tyre 14 fëmijë.

Klan News






Të ngjashme