Funerali i bosit të Mafias, Francesco ‘Franky Boy’ Cali u mbajt në New York dhe të pranishmit mbanin në duar trëndafila të bardhë në kujtim të tij. 53-vjeçari u varros në një mauzole, brenda një ndërtese tejet ekstravagante.

Francesco Cali u vra javën e shkuar jashtë shtëpisë së tij në Staten Island. Për vrasjen e tij është arrestuar 24-vjeçari Anthony Comello.

Cali drejtonte familjen Gambino, një prej 5 familjeve të cilat thuhet se dominojnë botën e krimit të organizuar në New York, që operojnë brenda Mafias.

Sipas një burimi të

New York Post

, autoritetet policore e vëzhguan varrimin nga larg, pasi në të u shfaqën anëtarë të familjes Gambino.

“Donin të dinin se kush do të ishte i pranishëm, cilët janë lojtarët, kush do të marrë drejtimin, kush është aktiv, e kush jo. Fatkeqësisht nuk kishin fat, megjithatë, më mirë se asgjë”

, tha burimi.

Varrimi i bosit të Mafias kushtoi rreth 34 mijë paund. Për mauzoleun prej mermeri thuhet se pagoi një prej të pranishmëve, i cili i kishte paratë në një valixhe që mbante me vete.

/tvklan.al